Dy persona të armatosur kanë marrë peng disa persona në një kishë afër Rouen në veri të Francës.
Reuters ka cituar një burim të policisë, i cili ka thënë se numri i personave të marrë peng është 4 deri në 6 persona.
Rrjeti francez France 3, ka thënë se në mes pengjeve janë një prift dhe dy motra nderi.