Një djalë pesëvjeçar është kapur nga kamerat e sigurisë duke tentuar të mbroj të ëmën nga plaçkitësit e armatosur, që u futën me dhunë në shtëpinë e tyre.
Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur katër burra të armatosur futen në shtëpinë e Tamika Reid në South Ben të Indiana, SHBA, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se sulmuesit fillimisht i kishin rënë ziles, dhe më pas në derë ishte shfaqur një fëmijë.
Në video Tamika shihet duke hekurosur e i biri i saj David Johnson, 5-vjeç, duke luajtur afër saj. Në një moment hapet derra dhe futen plaçkitësit e armatosur.
Tamika e pushtuar nga frika ngrit duart lartë, ndërsa djali i saj tentoi ta mbroj familjen, duke sulmuar njërin nga plaçkitësit i cili për fat të mirë nuk ia kthen me të njëjtën monedhë.
“Ajo çfarë shihni jam unë duke hekurosur. Po të kishte edhe audio në këtë video, do të më dëgjonit duke thënë, ‘çfarë është kjo’ kur në dhomë futen persona të armatosur”, ka deklaruar Tamika.
Ajo pranoi se ishte frikësuar për sigurinë e fëmijëve, ndërsa Davidin e vogël e ka quajtur “hero” – për faktin se u mundua ta godet njërin prej plaçkitësve.
Davidi ka deklaruar për mediat lokale se ishte munduar të mbroj të ëmën – “e kam goditur dhe jam munduar ta qëlloj me veturën time lodër”.
E policia ka njoftuar se plaçkitësit ishin larguar duarthatë dhe për fat të mirë askush brenda shtëpisë nuk është lënduar. /Telegrafi/