Site icon Telegrafi

Persona nga Pusteci kanë marrë rroga pa punuar nga ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimet”

Nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet” thonë se në marrëdhënie pune kanë qenë edhe persona nga Pusteci, të cilët nuk kanë ardhur në punë, por kanë marrë rroga.

Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i ndërmarrjes. Mes 19 personave të cilëve ju është ndërprerë marrëdhënia e punës, pasi kanë qenë të punësuar në mënyrë joligjore, janë edhe persona të cilët aspak nuk kanë qenë të kualifikuar për atë vend pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kanë qenë të punësuar persona me arsim në sferën e muzikës, tregisë, hotelierisë, mjekësisë, shitjes dhe të ngjashme, që është në kundërshtim me të gjitha aktet e ndërmarrjes”, thonë nga ndërmarrja.

Kjo komunikatë nga ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimet” erdhi pasi OBRM-PDUKM akuzoi se mbi 20 persona janë larguar nga puna./Telegrafi/

Exit mobile version