Më shumë se 80 mijë përdorues të Internetit, këto ditë e kanë preferuar mu këtë frizurë.
Kjo frizurë tashmë ka pushtuar internetin dhe është krejtësisht e qartë që këtë vjeshtë do të jetë më e popullarizuara, transmeton Telegrafi.
Madje, më shumë se 80 mijë përdorues të Internetit këto ditë e kanë kërkuar bobin e gjatë, përkatësisht lobin.
Edhe pse tashmë jeni në gjysmën e verës, që tani mund të supozojmë se cila frizurë do të mbizotërojë këtë vjeshtë.
Popullaritetin e ka arritur në afat rekord, prandaj mund të përfundojmë që për këtë ka ndikuar për shkak se është e lehtë për t’u mirëmbajtur por që lë mbresa shumë efektive.
Dhe jo vetëm kaq, kjo frizurë mund t’i përshtatet për mrekulli bash secilës femër.
Lobi shtresor do të jetë numër një, ndërkaq balluket, gjithashtu, do të jenë të pashmangshme.
Natyrisht, dukja ombre edhe këtë vit do të jetë në modë, ndërkaq lobi sikur është krijuar për të. /Telegrafi/