Site icon Telegrafi

Rrite produktivitetin e punës për 70% me kurset e Beetroot Academy

Fillimi i një karriere të re në një botë që po transformohet vazhdimisht nga AI i përket një dinamike të veçantë. Për t’iu përshtatur ritmit të shpejtë dhe kërkesave vazhdimisht në rritje, duhet të pajisemi me njohuritë e nevojshme. Për këtë, po sjellim modulin e veçantë AI i cili do t’i shtohet secilit kurs në Beetroot Academy. Duke mësuar bazat e AI, ju do të mësoni se si mund ta rrisni produktivitetin tuaj deri në 70% më shumë, duke i mundësuar vetes një zhvillim të sigurtë profesional.

Pse AI?

Sipas një raporti nga McKinsey, përparimet e vazhdueshme me AI mund të çojnë potencialisht në zëvendësimin e 400 milionë punonjësve në nivel global deri në vitin 2030. Megjithëse kjo tingëllon shqetësuese, kjo ka edhe një anë positive mbrapa saj. Hulumtimi i Forumit Ekonomik Botëror sugjeron se AI pritet të krijojë rreth 97 milionë vende të reja pune, duke ndihmuar në krijimin e një fuqie punëtore më të qëndrueshme.

 ‘AI nuk do t’ju zëvendësojë – njerëzit që përdorin AI do t’ju zëvendësojnë’.

Aktualisht, kemi shembuj konkretë se si AI mund të aplikohet në skenarët e botës reale, duke filluar nga krijimi i përmbajtjes (content creation), makinat vetë-drejtuese, gjenerimi i kodeve, siguria kibernetike, e deri te diagnostikimi i sëmundjeve dhe parashikimi i ndryshimeve klimatike.

Por, përpara se të ndryshoni botën përmes AI, përfitoni së pari nga njohuritë që do të merrni dhe mjetet që do të përdorni për të rritur produktivitetin tuaj në atë që bëni aktualisht.

Çfarë përmban moduli AI?

Përmes modulit që kemi krijuar, ju do ta mësoni qartë, saktë dhe në mënyrë të thjeshtë se çfarë është dhe si përdoret AI. Fokusi ynë është që të përmirësojmë aftësitë tuaja duke ju kursyer kohën.

Ja çfarë përmban moduli:

1.Një video me një shpjegim të qartë dhe të saktë se çfarë është AI, si funksionon dhe pse kjo teknologji është kaq e rëndësishme.

2.Termet dhe konceptet kryesore

3.Një udhëzues se si të përdorni mjetet e AI (Deepl, ChatGPT, Bard, Grammarly, clipdrop.co, Adobe Firefly, Photoshop, Perplexity.ai) si mjete mësimore – shembuj dhe rekomandime praktike

4.Materiale shtesë që do të ndihmojnë në zgjerimin dhe thellimin e temës së AI (artikuj, video).

5.Një përzgjedhje e mjeteve të AI për punë dhe studim + një detyrë praktike.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Beetroot Academy Kosovo 

Tel: 048 248 788

 

Exit mobile version