Site icon Telegrafi

Përshkrimi i pushtimit të Novobërdës, sipas kronistit osman të shekullit XV

Ilustrim: Kalaja e Novobërdës (Artanës)

Nga: Agron Islami

Novobërda ishte në duart e birit të Vëlkut. Isa begu i çoi lajm Sulltanit: “Me ndihmën e Zotit, Vilajetin e Lazit [car Lazarit] duhet shndërruar në vend islam”. Sulltani, nëpërmjet emisarit të tij i tha Isa begut: “Ti je nga të vjetrit e vilajetit. Me trego, si duhet realizuar [ky qëllim]”. Isa begu ia kthei përgjigjen: “Sulltani im! Çfarëdo mënyre që zgjidhet, është shans”.

Menjëherë [pas kësaj], Sulltani mblodhi ushtrinë dhe u nis për luftën e shenjt. Atje arriti nëpërmjet Shkupit dhe Karatunlisë [Karadaku i Shkupit]. Edhe Isa begu erdhi shpejtë dhe iu bashkua Sulltanit. Sulltani i tha Isa begut: “Shko dhe kërko dorëzimin e kështjellës, nga komandanti”. Isa Begu shkoi te komandanti dhe ia kërkoi dorëzimin. Komandanti i kështjellës [ia ktheu], Isa Begut: “Në fenë tonë nuk duhet tradhtuar padishahun [sundimtarin]”. [Isa begu] – “Bre i pafe [qafir], padishahu [sundimtari] yt ka vdekur”; [Isa begu] “kë e quan ti padishah [sundimtar]”? Komandanti tha: vajza e Krajlit të Bosnjës … Isa begu ia ktheu: “O i çmendur dhe i pafe, a e din kush është ky që po vjen”? Gazi Sulltan Mehmeti. A ke dëgjuar çfarë i ka bërë Stambollit”? Komandanti i tha: “Le të vinë, e ta shohim”.

Me pas, erdhi Sulltani me gjithë ushtrinë drejtë kështjellës. Në ditën e pestë të luftimeve, kështjella ra. I gjithë dukati i birit të Vëlkut u dërgua në thesarin e Sulltanit. Në kështjellë u vendosën myslimanët dhe ushtria vazhdoi drejtë Trepçës, e cila shumë shpejtë ra në duart e sulltanit. Pasuri e madhe u gjet dhe u dërgua në thesarin e padishahut … më pas u pushtuan të gjitha kështjellat në Vilajetin e Lazit … Të gjitha këto kështjella u fituan në vitin 1455”. /Telegrafi/

Exit mobile version