Site icon Telegrafi

Përshkoi mbi 860 kilometra për të rrahur brutalisht klienten, që ishte ankuar për shërbimet dobëta (Video, +18)

Pronari i një dyqani online në pjesën lindore të Kinës kishte udhëtuar mbi 860 kilometra, vetëm dhe vetëm që ta sulmojë një kliente e cila ishte ankuar për shërbimet e tyre.

Klientja Xiao Die është rrahur keq nga pronari i dyqani online, pasi ajo ishte ankuar se produktet që i kishte porositur përmes internet nuk i kishin arritur, transmeton Telegrafi.

Sipas Zhengzhou Evening Post, Xiao Die kishte blerë rroba online në vlerë prej 300 yuan (34 funte) më 20 vjetor, dhe ishte ankuar se malli i porositur nuk i ka arritur.

Ndërkaq, sulmi raportohet të ketë ndodhur në zonën ku pranohet malli i blerë onlinë në provincën kineze Henan. Por, ishin kamerat e sigurisë ato që filmuan momentin kur pronari i dyqanit online i afrohet Xiao Die, dhe fillon ta godasë pamëshirshëm.

Është interesant se si kalimtarët e rastit vetëm e vëzhgonin ngjarjen nga afër, dhe nuk ndërhynin për ta parandaluar sulmin. Die raportohet se është shtruar në spital për shkak të goditjeve të marra, ndërsa kompania e sulmuesit është duke u hetuar nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version