Protestuesit e opozitës të cilën janë grumbulluar në ambientet e jashtme të parlamentit i kanë vënë flakën gomave të vendosura përballë sallës së seancave plenare.
Protestuesit i vendosën fillimisht gomat përballë kordonit të policisë dhe më pas i lyen ato me benzinë duke i vendosur flakën.
Pirgjet me goma janë të vendosura në dy pjesë në pjesën e jashtme të parlamentit.
Pas ndezjes së gomave ka pasur përplasje mes protestuesve dhe qytetarëve, të cilët me flamuj në duar i janë afruar kordonit të uniformave blu.
Më pas protestuesit e opozitës kanë qëlluar me vezë në drejtim të uniformave blu.
Duket se dhe në protestën përballë parlamentit do të përdoret i njëjti skenar te protesta përballë bashkisë së Tiranës, përmes djegies së gomave.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Protesta e opozitës cjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar. /Telegrafi/