Site icon Telegrafi

Ushtarët amerikanë përshëndeten me familjarët dhe miqtë para se t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Rreth 20 ushtarë amerikanë i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë një postim të komandës së 734-të në Gardën Kombëtare të ushtrisë së Iowa-s, ku familjarë, miq e drejtues shtetërorë e lokalë u përshëndeten me ushtarët të cilët janë vendosur në Kosovë.

“Familja dhe miqtë së bashku me drejtues lokalë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën rreth 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”.

“Ata do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mbi 3 mijë trupa që vijnë nga 28 vende të botës. Forcat amerikane në këtë mision shënojnë praninë më të madhe ushtarake në krahasim me 27 vendet tjera pjesëmarrëse në këtë mision. /Telegrafi/

Exit mobile version