Telegrafi

“Përshëndetje nga Hëna”: Shikoni sa lehtë bëhen këto ‘selfie’ (Foto)

Nathan Knight e ka bërë një ‘selfie’ duke vënë mes vetës dhe kamerës, kartonin e rrumbullakët që i përkiste letrave higjienike.

Ai e ka postuar fotografinë në Twitter, duke shkruar se ai është Hëna, transmeton Telegrafi.

Më pas ka shpjeguar se si e ka bërë këtë imazh, ku fytyra tij shndritë dhe duket sikur të jetë lartë mbi Tokë, ndërsa përreth gjithçka është errët.

“Provoni t’i bindni njerëzit se ju jeni Hëna, duke shfrytëzuar rolenë e letrës higjienike”, ka shkruar ai përbri fotografisë.

Këtë e kanë provuar edhe shumë miq të tij, duke e kthyer në një sfidë interesante nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Nuk e paskam ditur, se me këtë karton të pavlerë, mund të bëhem Hënë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/