Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në kremtimin e ditëlindjes së tij të 82-të, është kujdesur t’i përshëndes miqtë e tij në mënyrë të veçantë.
Djali i tij, Shqiptari, ka publikuar një foto ku Baca Adem ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon shqiponjën dhe identitetin shqiptar.
“Pershendetje per te gjithe miqte e fcb me kete foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptari në Facebook.
Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare. /Telegrafi/