Site icon Telegrafi

Përshëndetja e Harry Kane me tifozët e Tottenham në ndeshjen e fundit në shtëpi shton fjalët për largimin e tij

Harry Kane ka vazhduar t’i shtojë dyshimet te tifozët  Tottenham, pasi ai bëri një xhiro i vetmuar duke i përshëndetur të pranishmit në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit në shtëpi.

Skuadra e Ryan Mason u mposht 2-1 nga Aston Villa, ku në të dy golat kishte faj të madh mbrojtësi Sergio Reguilon.

Por pas fishkëllimës së gjyqtarit – para tifozëve për herë të parë pas disa muajsh – kapiteni Kane dukej dukshëm emocional dhe dukej se po i mbante lotët ndërsa duartrokiste tifozët.

Këtë javë Kane i ka bërë të qartë hierarkisë së klubit se ai dëshiron të largohet, pasi dëshiron të fitojë trofe të mëdha.

Man City, Manchester United dhe Chelsea klubet që janë vënë në gjurmët e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë.

https://twitter.com/jacobfjoseph1/status/1395091647835295750

Xhiro e  Kane mund të ketë qenë një falënderim i thjeshtë për tifozët e Tottenhamit, por edhe një lamtumirë, pasi mund të jetë ndeshja e fundit e Kane me ngjyrat e Tottenham. /Telegrafi/

Exit mobile version