Site icon Telegrafi

Përsëri i vihet zjarri deponisë në Strugë

Përsëri digjet deponia në Strugë. Në vendin e ngjarjes është dërguar ekip i Njësitit territorial kundër zjarrit nga Struga, ku ka intervenuar me një automjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipe të Ndërmarrjes Komunale Publike nga Struga gjithashtu kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit.

Çështja e deponisë në Strugë vazhdon t’i shqetësojë struganët, pasi për të satën herë i vihet zjarri deponisë nga persona ende të panjohur dhe jo të ndërgjegjshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version