Telegrafi

Përsëri sulme në Rripin e Gazës, 20 të vdekur

Gjatë një sulmi më të fundit nga forcat ushtarake të Izraelit, sipas të dhënave palestineze, janë vrarë të paktën 20 njerëz, gjysma prej të cilëve civilë.

Ministria e Shëndetësisë në qytetin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi, bëri të ditur se ushtria izraelite ka qëlluar mbi qytetin Xhabalia me raketa tokësore.

Ushtria izraelite foli për një goditje kundër infrastrukturës së terroristëve në Rripin e Gazës.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se mbi zonat izraelite është qëlluar me shumë raketa. Në qytetin Aschkelon janë plagosur tre njerëz.

Prej të mërkurës, kanë humbur jetën, nga sulmet me raketa mes Izraelit dhe palestinezëve, një izraelit dhe gati 50 palestinezë.