Dje në Dojran përsëri është kapur peshku i llojit Piranha. Peshku u kap në afërsi të fshatit Nikoliq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi i parë për përhapjen e peshkut Piranha në liqen u publikua më 29 gusht. Shumë peshkatarë që gjuajnë në Liqenin e Dojranit thanë se janë kafshuar nga një peshk i panjohur, ku më vonë doli të jetë një “Red-bellied Piranha”, gjegjësisht piranha me bark të kuq. /Telegrafi/