Telegrafi

Përsëri rrjedhin pamjet e iPhone 6S dhe 6S Plus!

iPhone 6S thuhet se do të vijë me ekranin me 4.7” me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa 6S Plus besohet se do ta sjell ekranin më të madh me 5.5” në QHD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Të dy modelet e reja të iPhone pritet ta sjellin procesorin e ri Apple A9 që do të ofrojë performancë dhe grafika më të mira Apple, si dhe përditësim në të dyja kamerat e pajisjes, edhe atë kryesoren por edhe atë të përparmen.

Kamera e përparme pritet të vijë me Full HD FaceTime, ndërsa kamera e pasme pritet të ofrojë 12MP me mundësi të incizimit të videove në 4K.

Modelet e reja të iPhone 6S dhe 6S Plus pritet të vijnë dikur në shtator, ndërsa bashkë me dy modelet e reja të telefonave pritet të vijë edhe Apple TV dhe iPad Pro. (Telegrafi)