Site icon Telegrafi

Përsëri rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i EUROSUPER BS-95 rritet për 0.5 denarë për litër, ndërsa për një denarë shtrenjtohen EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra (EL-1).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 72 denarë, i EUROSUPER BS-98 është 74 denarë, i EURODIZEL (d-EV) 62.5 denarë dhe çmimit të vajit ekstra për 52 denarë për litër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i mazutit lirohet për 0.078 denarë për kilogram dhe kushton 34.377 denarë.

Ndryshe, në dy muajt e fundit nuk pa pasur ulje të derivate të naftës por vetëm shtrenjtim të derivateve të naftës./Telegrafi/

Exit mobile version