Site icon Telegrafi

Përsëri rrëmujë në Kuvend, deputetët e OBRM-PDUKM-së bllokojnë foltoren (Video)

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhduan debatin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.

Grupi i detputetëve të OBRM-PDUKM-së, në shenjë revolte për mos dhënien e fjalës deputetit Antonio Milloshoski nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, vendosën që ta bllokojnë foltoren, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi pas rrëmujës që u krijua në Kuvend vendosi të thërras sigurimin dhe të kërkojë 10 minuta pauzë.

OBRM-PDUKM-ja po mundohet në çdo mënyrë të bllokojë shkarkimin e Marko Zvrlevskit, ndërsa shumica parlamentare më herët ka njoftuar se nuk do të shkojnë në pushim derisa nuk shkarkohet Zvrlevski./Telegrafi/

Exit mobile version