Trajneri i Borussia Moenchengladbah, Andre Schubert, u detyrua që ta zëvendësojë në pjesën e dytë mesfushorin kosovar Granit Xhaka.
Zëvendësimi i Xhakës nga zyrtarët e klubit gjerman u vlerësua i detyrueshëm, meqë siç thonë ata janë frikësuar nga një provokim siç kishte ndodhur në ndeshjen e kaluar kur këto dy skuadra ishin përballur. Xhaka ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe ishte suspenduar, përcjell sot Koha Ditore.
Mesfushori kosovar edhe në ndeshjen që Moenchengladbachu e humbi të shtunën nga Ingolstadti (1:0), në minutën e 29-të ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Ndeshja Ingolstadt – Moenchengladbach u zhvillua të shtunën në kuadër të xhiro së 29-të të Bundesligës gjermane.
“Nëse nuk do ta hiqnim atë, dhe në rast se ai në minutën e 55-të do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë do të dëgjonim thirrje pse e lejuat të luante. Mendojë se ishte vendim i drejtë. Ne e pamë se çka ndodhi në ndeshjen e parë”, ka thënë drejtori sportiv i Moenchengladbachut, Max Eberl.