Në ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka patur përsëri zhvillime skandaloze. Risto Ajtov që me vendim gjyqësor është kthyer në vendin e kryetarit të Sindikatës për mbrojtje dhe siguri është penguar që të futet në zyrën e tij nga persona të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas 24Vesti, policia është ftuar që të ndërhyjë, e cila në pamundësi që t’i legjitimojë, i ka ftuar të dy kryetarët në stacionin policor. Ajtov ka marrë fjalën se të hënën do të ketë asistencë policore për të hyrë në ndërtesën e LSM-së.
Ajtov deklaron se është duke u bërë tentim të ndërrohet sindikata me kuazisindikalistë dhe në mënyrë të padrejtë të futen anëtarë në sindikatën e re të mbrojtjes dhe sigurisë./Telegrafi/