Telegrafi

Përsëri numër rekord, 1.275 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.331 teste, ndërsa janë regjistruar 1.275 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-519, Kumanovë-70, Shtip-36, Prilep-75, Tetovë-85, Strugë-30, Veles-47, Manastir-69, Ohër-24, Kavadar-40, Gostivar-55, Gjevgjeli-22, Strumicë-39, Kriva Pallankë-7, Radovish-15, Krushevë-2, Koçan-20, Probishtip-13, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-5, Berovë-6, Vallandovë-2, Vinic-8, Dellçevë-7, Kratov-12, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-34, Resnjë-6, Negotin-19.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 502 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

13 persona vdiqën, një pacient nga Shkupi (86), një nga Shtipi (87g), katër pacientë nga Prilepi (50, 65, 75 dhe 73), një nga Tetova (71), një nga Struga (31), një pacient nga Manastiri (65), një nga Ohri (82), një nga Strumica (82), një nga Koçani (72) dhe një pacient nga Berova (76).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikaurve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 36.372./Telegrafi/