Telegrafi

Përsëri incident në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Në vazhdimin e dytë të seancës për diskutimin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski, me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në seancën plenare u futën punëtorët e sigurimit.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së përsëri bllokuan foltoren dhe kërkuan të largohet sigurimi, kurse Talat Xhaferi dha pauzë për deputetët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi i Xhaferit për praninë e sigurimit është reagimi i tij në atë që, siç tha, ndodhi situatë në të cilën një deputet ia ka marrë kartelën.

Në vendosjen e sigurimit pas foltores kanë reaguar deputetë të OBRM-PDUKM-së, duke kërkuar që të tërhiqen. Ndërkohë Xhaferi e ka thirrur deputeten Pavlina Çestojnova, e cila e kishte radhën për replikë që të marrë fjalën. Bashkëpartiakët e saj thanë se nuk mund të ndodhë kjo në praninë e sigurisë. Pastaj sigurimi u tërhoq, ndërsa deputetët u kthyen në vendin e tyre.

Pasoi dalja e Çestojnovës, ku më pas debati vazhdoi me reagime procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Kuvendit rreth asaj se kush e thyen Rregulloren e Kuvendit./Telegrafi/