Një nga shtëpitë më të vjetra në Qendrën Historike të Prizrenit është kapluar nga flakët sot pasdite, për të disatën herë me radhë në periudha të ndryshme.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policor Hazir Berisha.
“Shtëpia është kapluar nga flakët para më shumë se gjysmë ore. Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Njësitet kanë dalë në terren dhe njëherë për njëherë nuk kemi informacione më të detajuara”, ka thënë Berisha për Koha.net.
Kjo shtëpi është pjesë e Kompleksit të Kishës katolike, Zonja Ndihmëtare dhe është në listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtjen e Përkohshme të MKRS-së.
Javë më parë në Prizren në një shtëpi të Qendrës Historike ka humbur jetën një vajzë e vogël, e cila është zënë nga rrënojat e shtëpisë që është shembur.