Një tjetër përpjekje e qytetit Kyle të Teksasit për të thyer rekordin për grumbullimin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër ka dështuar, pavarësisht se 706 persona të emëruar Kyle të të gjitha moshave u shfaqën në një park në Austin.
Bëhet e ditur se rekordin aktualisht e mban Bosnje dhe Hercegovina që kur bëri bashkë 2,325 persona të quajtur Ivan në vitin 2017, shkruan AP, përcjell Telegrafi.
E me sa duket kjo nuk është hera e parë që Kyle synon ta mposht atë rekord.
Vitin e kaluar, numërimi zyrtar i personave me ermin Kyle arriti në 1,490 në qytetin e Teksasit.
Ndryshe, Kyle nuk është një nga emrat e njohur në SHBA. Të dhënat tregojnë se ai u rendit i 416-ti në mesin e emrave të meshkujve në vitin 2023.
Për krahasim, Ivan u rendit në vendin e 153. /Telegrafi/