Site icon Telegrafi

Përsëri derbi

Në fakt, këto dy ekipe do të ballafaqohen ndërmjet veti në gjysmëfinale, që lirisht mund të vlerësohet edhe si finale e kësaj gare, pasi skuadra që do ta fitojë këtë takim me gjasë të madhe do të jetë edhe fituese e trofeut, pasi në çiftin tjetër gjysmëfinale do të takohen Bashkimi dhe Besa, skuadra këto që për nga cilësia janë dukshëm në nivel më të ulët se sa dy skuadrat pjesëmarrëse të Ligës Ballkanike.

Ndeshjet gjysmëfinale të ‘Final Four’ në Ipko Kupën e Kosovës do të zhvillohen nesër, ku prej orës 17:00 do të takohen Bashkimi-Besa dhe prej orës 20:00 Sigal Prishtina-Peja. Ndërkohë, ndeshja finale do të luhet të dielën në orën 20:00.

"Final Four" i Ipko Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet nëpalestrën "Shani Nushi" në Gjakovë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version