Gjyqi për ish-Ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe të pandehurit e tjerë për rastin “Tenderët” u anulua përsëri në Gjykatën Penale të Shkupit. Arsyeja për anulim ishte se avokatët, Elenço Millovanov dhe Sashko Dukovski janë në të njëjtën kohë në gjykim për rastin e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Ata kërkuan që seanca të shtyhej. Gjyqtari, Osman Shabani ka planifikuar 9 seanca për në fund të muajit dhjetor. Në seancën e ardhshme, gjykimi duhet të fillojë që nga fillimi, sepse nga dëgjimi i mëparshëm deri në seancën e ardhshme kanë kaluar 90 ditë./Telegrafi/