Zac Efron shqetësoi fansat pasi mbante syze të errëta gjatë një interviste televizive në një dhomë shumë të ndriçuar.
Ylli i “High School Music”, 36 vjeçar, u shfaq në “The Today Show në ShBA” me syze dielli.
Kjo bëri të ketë një valë reagimesh në rrjete sociale, e posaçërisht në platformën X.
“Nuk është normale, ai nuk është mirë”.
Ai zbuloi se kishte ‘pak infeksion të syve’ por nuk do ta lejonte që të shfaqej ndryshe, për të prezantuar filmin e tij të ri.
“Thjesht kam një infeksion të vogël në sy”, tha ai.
“Por unë me të vërtetë doja të isha këtu. Është një film kaq i mirë, dhe unë dua të vij t’ju shoh dhe t’u tregoj të gjithëve për të”, vazhdoi ai.
Aktori i “Bad Neighbors” pranoi se ndihet paksa çuditshëm në një dhomë me ndriçim të madh.
Zac luan mundësin profesionist Kevin Von Erich në filmin e ri, i cili tregon historinë e vëllezërve Von Erich, të cilët bënë historinë e mundjes në vitet 1980 ndërsa përballeshin me një sërë tragjedish.
Gjithashtu në filmin e shumëpritur është ylli i “The Bear”, Jeremy Allen White. /Telegrafi/