Telegrafi

Përse vajzat kanë dhembje të gjinjve?

Është e shpeshtë ndjenja shtangimit, mirëpo atë mund të shoqërojnë edhe dhembja në pjesën e majave të sisëve. Reaksionet e tilla shpesh shkaktojnë frikën dhe mendimin në më të keqen: mirëpo duhet thënë që në fillim se dhembja e gjinjve nuk është simptomë e tumorit!

Dhembja e tillë pothuajse përherë është e shoqëruar me dukurinë e luhatjeve të parëndësishme të hormoneve, përkatësisht të ndryshimeve të vogla në nivelin e hormoneve. Në disa raste, shumë të rralla, mund të jetë fjala edhe për inflamacion lokal apo për problemet e tjera të vogla, por përherë të shërueshme.

Në qoftë se ndjeni simptoma të tilla, tregojini për to gjinekologut tuaj, mirëpo mos krijoni panik (shpesh mund t’ju qetësojë edhe ndonjë telefonatë e rëndomtë me të). Megjithatë, patjetër duhet të shkoni te gjinekologu, në qoftë se vëreni se nga majat e sisëve del gjak me qelb apo vetëm gjak. /Telegrafi/