Telegrafi

Përse ushqimi ngjitet për enët me teflon: Gabimi nr. 1!

Hulumtuesit kanë vërejtur që, derisa enët janë nxehur nga poshtë, në filmin e yndyrshëm është shfaqur ndryshimi i temperaturës

Ekspertë çekë kanë përcaktuar se “konveksioni termokapilar” është përgjegjës për ngjitjen e ushqimit në tigan, një proces për shkak të të cilit vaji nga mesi i pjatës tërhiqet drejt skajeve.

“Këtu është shpjeguar fenomeni i ngjitjes së ushqimit gjatë skuqjes në tigan,” thuhet në fjalinë hyrëse të hulumtimit të botuar në revistën Physics of Fluids, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo ka krijuar ndryshim të tensionit sipërfaqësor, i cili e ka orientuar vajin nga mesi drejt skajeve të enës.

Lëngjet me tension të lartë sipërfaqësor më fuqishëm tërheqin lëngjet që ndodhen përreth enës.

Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i konveksionit termokapilar në veprim: dukuritë në të cilat ndryshimi i tensionit e detyron lëngun (në këtë rast, vajin) që të migrojë nga jashtë.

Kur kjo gjë ndodh, ushqimi ngjitet për mesin e enës, gjë që është rezultat i “Krijimit të një vendi të thatë në filmin e hollë të vajit të lulediellit”, theksojnë autorët e studimit.

Ekspertët gjithashtu kanë identifikuar kushtet të cilat çojnë deri në krijimin e vendit të thatë në tigan, që ka rezultuar me këto këshilla: “Për të shmangur krijimin e vendit të thatë, duhet të aplikoni këtë grumbull masash – një ose më shumë sosh: shtoni sasinë e vajit derisa i gjithë tigani të jetë i lyer me vaj, nxeheni ngadalë, përdorni enët me fund të trashë dhe përzieni ushqimin derisa të përpunohet termikisht”, shkruan portali Gizmodo.

Shkurt, gjithë këtë deri tani mbase e keni ditur, pos, ndoshta, atë që duhet zgjedhur tiganin me fund të trashë. /Telegrafi/