Telegrafi

Përse shtojmë peshë më shumë gjatë dimrit

Dhe tani studiuesit e kanë gjetur se shtimi në peshë nuk është vetëm faji i festave të fundvitit, por i stinës së dimrit në përgjithësi.

Më shumë se një e katërta e grave britanike në një studim, ka pranuar se ato shtojnë peshë në dimër në krahasim me verën, transmeton Idea. Gjysma e grave kanë fajësuar motin e dimrit për të fituar peshë, kohë që i shtyn ato, në rehatinë e të ngrënit për ta bërë veten të ndjehen më mirë në ditët e ftohta dhe të errëta.

Më shumë se një e treta pranoi se moti gjithashtu kishte një ndikim të dëmshëm në nxitjen për të shkuar në palestër dhe tërheqjen pas për të bërë vrap në natyrë, si pasojë e kohës së lagësht, erës dhe të ftohtit.

Ndërkohë 24 përqind thanë se kolegët e tyre të punës ndiheshin në faj për shtimin në peshë, sepse ata blenin më shumë ëmbëlsira dhe çokollata në zyrë gjatë dimrit. /Telegrafi/