Ka shumë banka të cilat i ruajnë, por pak banka apo institute mjekësore të cilat i përdorin
Kordoni dhe gjaku që gjendet në kordonin umbelikal, mund të ruhen me qëllim që të përdoren nga vetë fëmija në rast nevoje në të ardhmen ose t’u dhurohen pacientëve që mund të kenë nevojë.
Në opinion ka shumë polemika lidhur me ruajtjen e qelizave staminale. Mirëpo, poenta nuk është se ku dhe kush i ruan, por mundësia e përdorimit të tyre në një moment të caktuar.
Ka disa banka në botë të cilat i përdorin qelizat staminale, d.m.th. kanë ekip që fëmijën që është lënë aty në qelizat staminale mund të trajtojnë dhe duhet pasur parasysh edhe kur zgjedh një bankë të qelizave staminale, transmeton Telegrafi.
Qelizat staminale janë çuditërisht të jashtëzakonshme për aftësinë që kanë për ndarjen dhe rindërtimin e tyre, si dhe forcën që kanë për t’u transformuar në disa lloje të veçanta qelizash specifike, si nervat dhe gjaku.
Këto qeliza quhen ndryshe qeliza burimore pasi janë burimi i të gjitha qelizave të trupit dhe kanë aftësi rigjeneruese të indeve të dëmtuar dhe për këtë vlerësohen si unike në mjekësi.
Qelizat staminale vërtet mund të ndihmojnë fëmijën, mund të shpëtojnë jetë nëse është fjala për një sëmundje të rëndë gjaku, siç është leukemia, apo të ndihmojnë te gjendjet të cilat sot konsiderohen të pashërueshme, çfarë është vitaliteti i tyre dhe sa është numri i qelizave të ngrira staminale. Gjithashtu, gjithashtu kohët e fundit kanë filluar të përdoren dhe te të rriturit pas trajtimit me kimioterapi.
Nëse ka numër të mjaftueshëm të qelizave staminale, mostra ndahet në shumë qese për ruajtje që mundëson që të shërohen shumë sëmundje.
Sot në botë po zhvillohet një teknologji e cila mundëson shumimin e qelizave staminale. Kështu që në një të afërme të afërt do të jetë më pak i rëndësishëm numri i qelizave staminale të marra nga kërthiza e bebes në lindje dhe qelizave staminale të marra në palca kockore.
Këto qeliza etiketohen si “thesari i kordonit të bebit”. Nga kërthiza më lehtë aplikohen, procedura e marrjes së kampioneve është më e sigurt dhe nuk shkakton dhimbje dhe qelizat nga kërthiza kanë aplikim të gjerë në krahasim me qelizat staminale nga palca kockore.
Përdorimi i qelizave staminale është në një ekspansion në pesë apo gjashtë vitet e fundit, dhe aktualisht qelizat staminale janë koncepti më i hulumtuar në mjekësi. Tregon se ku është e ardhmja, shpjegojnë mjekët. /Telegrafi/