Telegrafi

Përse Romelu Lukaku nuk e festoi golin e tij ndaj Frosinones?

Romelu Lukaku zhbllokoi sfidën në pjesën e parë mes Romës dhe Frosinones por nuk festoi për shkak të frikës se mund të ketë qenë në pozicion jashtë loje.

Ai pranoi një top të mirë nga Paulo Dybala, dribloi një mbrojtës kundërshtar brenda zonës dhe e mposhti portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme duke mos i lënë mundësi për të reaguar.

Belgu nuk festoi shumë sepse mendoi se ai ishtë në pozitë jashtë loje.

Lukaku sapo shënoi menjëherë ktheu kokën tek gjyqtari anësor dhe vetëm bëri me shenjë në drejtim të Dybalas, i cili i dhuroi atij asistimin.

Gjyqtari Matteo Marchetti më pas mori konfirmimin nga VAR-i se goli është i rregullt.

Lexo po ashtu Chelsea optimist se më në fund do të fitojë para për Romelu Lukakun

Fitorja ndaj Frosinones është obligim për Giallorossët të cilët kanë fituar vetëm pesë pikë në gjashtë xhirot e para në Serie A.

Lukaku tani kap shifrën e katër golave në shtatë paraqitje në të gjitha garat deri më tash këtë sezon./Telegrafi/