Telegrafi

Përse Roma po e shtynë skanimin e lëndimit të Dybalas

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se ylli i Romës, Paulo Dybala mund t’i nënshtrohet një skanimi vendimtar për të vlerësuar kohën e rikuperimit të tij nesër dhe jo sot.

Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim kuadriceps gjatë ekzekutimit të penalltisë kundër Lecces të dielën mbrëma.

Jose Mourinho dukej i shqetësuar, duke pranuar se La Joya nuk do të luante më për Giallorossët në 2022.

Ka frikë se Dybala do të humbasë Botërorin me Argjentinën, por koha e saktë e rikuperimit për ish- sulmuesin e Juventusit është ende e paqartë.

La Gazzetta Dello Sport dhe Il Corriere Dello Sport raportojnë se Roma mund të shtyjë imazhin e rezonancës magnetike të Dybalas për të mërkurën për të pasur një pamje më të qartë të gjendjes së tij fizike.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve fillestare të hënën pasdite, por sipas Gazzettas, mjekët nuk mund të vlerësonin natyrën e saktë të lëndimit dhe kohën e rikuperimit pasi ka ende lëngje në kofshën e tij të lënduar.

Prandaj, ata mund të shtyjnë testin vendimtar për të mërkurën për të kuptuar më mirë situatën dhe sa kohë do të qëndrojë Dybala jashtë fushës. /Telegrafi/