Tifozët kanë mbetur të hutuar teksa kanë përcjellur shortin e Ligës së Kampionëve, për shkak të faktit se Real Madridit i ndalohej që të përballej me PSV-në, përkundër faktit se nuk kanë qenë në të njëjtin grup.
Procesi i hedhjes së shortit pa fituesit e secilit grup duke u përballur me vendet e dyta, por duke ndaluar që ekipet e të njëjtit shtet të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Shorti e ka vendosur përballë Real Madridit ekipin gjerman Leipzig, pasi këta të fundit kishin përfunduar në pozitën e dytë në grupin përkatës, aty ku lider ishte Manchester City.
PSV në anën tjetër, u kualifikuan nga vendi i dytë mbrapa Arsenalit dhe do të luajnë përballë Borussia Dortmundit në fazën e ardhshme.
Por kur emri i gjigantit holandez u tërhoq nga legjenda e Chelseat, John Terry, në grafikën e shfaqur nga regjia, emri i Real Madridit ishte shënjuar me të kuqe, duke bërë të ditur se këto dy skuadra nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.
Tifozët mbetën të hutuar kur e panë atë, duke marrë parasysh faktin që të dy ekipet nuk janë nga i njëjti shtet, e as nuk u kualifikuan nga i njëjti grup.
Arsyeja e vërtetë pse erdhi deri tek ky vendim, ishte për shkak të rregullave të shortit dhe kritereve të vet kompeticionit.
Bayern Munich nuk kishte mësuar ende kundërshtarin e radhës pas ekipi i PSV u tërhoq në short, që do të thotë se në rast se Real Madridi do të përballej me holandezët, Bayerni do të luante ndaj Leipzigut ose Kopenhagës.
Kjo pra nuk mund të ndodhte, për shkak se Bayerni dhe Kopenhaga ishin në të njëjtin grup dhe me Leipzigun janë nga i njëjti shtet.
Në fund, shorti vendosi që Bayerni të ballafaqohej me Lazion, ndërsa City me Kopenhagën dhe ndeshjet pritet të luhen mes shkurtit dhe marsit të vitit të ardhshëm./Telegrafi/