Site icon Telegrafi

Përse qentë adhurojnë të vrapojnë pas maceve?

Disa raca janë të prira të vrapojnë pas tyre, nuk mund të rezistojnë

– Fjala është për instinktin. Disa qen kanë tendencë t’i ndjekin macet si pjesë e sjelljes së tyre instinktive. Shumica e qenve kanë instinkte të lindura për gjueti, të cilat tek ata janë përcjellë nga paraardhësit e tyre ujqër, thotë një ekspert.

Kjo gjë më së miri shihet te racat të cilat vrapojnë pas kafshëve të vogla dhe të shpejta.

– Te disa raca kjo gjë është më e theksuar sesa te të tjerat.

Racat e ruajtësve të deleve apo ato të gjuetisë janë më të prira për sjellje të këtillë. Mirëpo, sipas veterinerëve, kjo nuk do të thotë që qentë nuk i duan macet, transmeton Telegrafi.

Për shkak të prirjeve të ngjashme, të cilat i kanë në instinktin e tyre, ata dëshirojnë të vrapojnë edhe pas lodrave, domethënë pas topit apo shkopit.

Pas maceve më së shpeshti vrapojnë sepse me to më së shpeshti edhe takohen.

Kundërshtimi i sjelljes së tyre instiktive është i mundur, por nuk është i zakonshëm.

– Meqenëse qeni nuk ka kontroll të plotë ndaj impulsit dhe kënaqësisë që e ndien derisa vrapon pas maces apo pas ndonjë kafshe tjetër, nuk do të thotë se është qen i keq. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që duhet ta lini të sillet në atë mënyrë, thotë veterineri.

Nëse kafsha juaj shpesh gjuan kafshë më të vogla dhe ky është një problem për ju, duhet të konsideroni të punësoni një ekspert të kafshëve sepse mund të mos jeni në gjendje ta zgjidhni vetë problemin.

– Mund të provoni ta ridrejtoni vëmendjen e qenit te lodrat pas të cilave ai mund të vrapojë në vend të maceve dhe krijesave të tjera, por nëse shihni se problemi ekziston ende, merrni parasysh ndihmën e një eksperti – shtoi ai.

Nëse keni vendosur të keni një mace dhe një qen në shtëpinë tuaj dhe ata nuk shkojnë fare mirë, këtë nuk duhet ta injoroni.

– Ju rekomandoj që të mos prisni të merrni masa. Nëse keni një qen dhe një mace, dhe qeni e sulmon atë, kjo mund të rezultojë në një luftë të rrezikshme në të cilën një ose të dyja kafshët shtëpiake mund të lëndohen. Kini kujdes dhe nëse shihni shenja konflikti, mbajini ato të ndara sa më shumë që të mundeni – këshilloi dhe rekomandoi trajnime.

Një taktikë shpërblimi mund të ndihmojë. Shpërblejeni qenin me një kënaqësi kur ai i bindet urdhrit për të qëndruar ose ulur në prani të maces. Por nëse metoda nuk funksionon, mendoni të angazhoni një profesionist, raporton Reader’s Digest. /Telegrafi/

Exit mobile version