Site icon Telegrafi

Përse pesë shtete të fuqishme shkojnë direkt në finalen e “Eurovision”-it?

Për 15 vitet e fundit, “Eurovision”-i zhvillohet në tri mbrëmje – dy gjysmëfinale dhe një finale. Gjysmë-finalja e parë mbahet ditën e martë, ajo e dyta të enjten ndërsa finalja mbahet çdo herë ditën e shtunë.

Në dy netët gjysmë-finale, shtetet garojnë për tu renditur në dhjetëshen më të mirë, në mënyrë që të sigurojnë biletën për në finalen e madhe.

Mirëpo nëse vini re, janë disa shtete në fuqi të cilat asnjëherë nuk konkurrojnë, por shkojnë direkt në mbrëmjen finale.

Skena e “Eurovision 2019” (Foto: Eurovision.tv)

Spanja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia janë këto shtete që gjithnjë janë pjesë e finales, kjo jo për shkak të audiencës ose cilësisë së këngëve, por për shkak të rregullave të konkurrencës.

Këto shtete quhen “Pesëshja e madhe” që është pjesë e finales, kjo ngase janë shtetet që kanë krijuar “Eurovision”-in, dhe njihen si shtet më të mëdha bashkëpunëtore financiare të EBU-së (Unioni i Transmetuesve Evropianë”, të cilët janë edhe organizues të “Eurovision”-it.

Deri në vitin 200, këto shtete ishin katër, gjersa me rikthimin e Italisë në “Eurovision” pas 14 vitesh mungesë, këto shtete u bën sërish pesë.

Vendi i gjashtë që kualifikohet drejtpërdrejt në finale është vendi nikoqir, në rastin konkret këtë vit Izraeli. Të gjashtë vendet që vendosen drejtpërdrejt në finale janë të ndarë në dy gjysmë-finale për votim. Këtë vit, Spanja, Franca dhe Izraeli votuan në mbrëmjen e parë gjysmëfinale. Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar do të paraqiten dhe do të kenë të drejtë votimi sonte. /Telegrafi/

Exit mobile version