Site icon Telegrafi

Përse nuk duhet ta mbani prezervativin në kuletë apo në xhep

Kur pak çaste t’ju ndajnë nga akti seksual, zakonisht mashkulli ai i cili e kërkon prezervativin në kuletë apo në xhep të pasmë. Zakonisht, shumica e meshkujve mbajnë prezervativ në vende të tilla.

Por, problemi është se nuk duhet ta mbani prezervativin në xhep apo në kuletë, pavarësisht sa mund t’ju duket e kotë kjo çfarë po themi, transmeton Telegrafi.

Xhepi dhe kuleta janë vendet më të tmerrshme për t’i ruajtur prezervativët.

Kjo për shkak të fërkimit dhe temperaturës që gjenden në dy vendet e ruajtjes.

“Nxehti, lagështia, fërkimi dhe drita mund të kenë ndikim në kualitetin e prezervativit dhe t’i bëjnë ata më pak efikas”, thonë ekspertët.

Edhe xhepat edhe kuleta janë vende shumë të ngrohta për prezervativët, pasi janë të vendosura menjëherë afër trupit dhe aty ka nxehtësi.

Kur prezervativët ballafaqohen me nxehtësi, lateksi dobësohet, që do të thotë se shanset për t’u dëmtuar kondomi gjatë aktit janë të mëdha.

Pastaj shtojani faktin se në vende të tilla prezervativi fërkohet, padyshim se kualiteti i bie dukshëm.

Gjithashtu prezervativët duhet t’i mbajnë larg çelësave, pasi që nga fërkimi mund të bëhet ndonjë vrimë dhe një prezervativ me vrima nuk është një prezervativ i sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version