Site icon Telegrafi

Përse nuk duhet të qëndroni në shtrat kur jeni me grip

Në një gjendje të pafuqishme, trupi sigurisht që ka nevojë të çlodhet e të pushoj në shtrat mirëpo, në rastin e gripit, ekspertët thonë se kjo nuk qenka gjëja më e mirë për t’u bërë!

Dr. Erich P Voigt, ka shpjeguar arsyet për ‘Business Insider’.

Ai i këshillon pacientët e tij që të mos qëndrojnë në shtrat – duke i sugjeruar që madje të ushtrojnë edhe kur janë të sëmurë.

Kjo për shkak se duke qëndruar në shtrat gjatë ditës ju mund të zhvilloni probleme të tjera.

“Ajo mukoza e trashë që ju nevojitet për të kollitur kur ftoheni, nëse jeni duke qëndruar në shtrat dhe nuk lëvizni, ajo mukozë mund të konsolidohet në gjoksin tuaj dhe të çojë në bronkit ose pneumoni” -”- thotë Dr. Voigt.

Kur nuk marrim frymë siç duhet dhe nuk lëvizim, mushkëritë tona mund të rrënohen pak dhe të na japin atelektazi që mund të çojë në ujë në mushkëri ose pneumoni.

– Përveç kësaj, nëse nuk lëvizni dhe rrini gjithë ditën në shtrat, mund të fitoni mpiksje të gjakut në këmbët tuaja.

Exit mobile version