Site icon Telegrafi

Përse nuk bën të hani ushqim në aeroplan

Udhëtimet e gjata me aeroplan janë të mira vetëm për dy arsye: për shujtat falas dhe për filmat gjatë udhëtimit.

Sidoqoftë, duhet ta ri-mendoni mirë këtë punën e shujtës falas sepse ushqimi mund të jetë arsyeja pas lodhjes që e ndieni kur zbritni nga aeroplani, transmeton Telegrafi.

Melissa Biggs Bradley, themeluese e firmës së udhëtimeve luksoze, ‘Indagare’, ka shkruar për ‘Bloomberg’:

“Para dhjetë viteve ishte një pjesëtare e ekipit të kabinës së aeroplanit në ‘Singapore Airlines’, e cila kishte linjën më të gjatë në botë (17 orë nga Singapori për në Nju Jork).

Ajo më kishte treguar se truku i saj i vërtetë dhe i vërtetuar nga vetë ajo, kishte qenë të mos hante gjatë udhëtimit.

Parimisht, në një lartësi të madhe sistemi juaj i tretjes ndalet thuajse i tëri. Është sikurse të jeni nën efektin e anestezionit. Prandaj, kur zbritni nga aeroplani, çdo gjë rinis dhe sistemi i tretjes ka më shumë punë për të bërë, prandaj edhe ndiheni të lodhur”.

Megjithatë, Carolyn Pallister, nutricioniste e njohur, thotë se ndalja e sistemit të tretjes gjatë udhëtimit me aeroplan nuk ka mbështetje shkencore.

“Duke ia ndaluar vetes të hani për periudha të gjata kohore kur jeni në aeroplan do t’iu bëjë të ndiheni të dobët, të dridheni dhe mund të vuani nga dhimbjet e kokës dhe disponimi i ulët”, ka treguar ajo.

Por, siç thotë ajo dhe shumë ekspertë tjerë, këshilla më e mirë është të qëndroni të hidratuar dhe të hani vetëm kur jeni të uritur – e jo sepse jeni mërzitur! /Telegrafi/

Exit mobile version