‘Arti i Gërvishtjes’. ‘Gojoret dhe Psherëtimat’. ‘Kafshimi’… Të gjitha këto janë tituj të kapitujve nga udhërrëfyesi më i vjetër dhe më i njohur i seksit – Kama Sutra, tekst i lashtë indian i shkruar rreth 400 vite para lindjes së Krishtit.
Në bazë të këtij libri mund të supozohet se njerëzit kanë bërë seks të egër qysh kur është krijuar vet njerëzimi. Dhe, ekspertët thonë se ekzistojnë shpjegime fiziologjike dhe psikologjike për dashurinë tonë ndaj rrahjeve me kamxhik dhe goditjeve në vithet e të dashurës, transmeton Telegrafi.
Nëse kafshoheni, gërvishteni apo goditeni, shtypja e gjakut do t’ju rritet dhe zemra shpejton për t’ju përgjigjur atyre dhimbjeve. Sidoqoftë, nëse këto gjëra ndodhin gjatë seksit, ju mund ta interpretoni atë si eksitim seksual.
Shpjegimi tjetër ka të bëjë edhe me matriksin e trurit të dhimbjeve. Nicole Prause, seksologe, thotë se ka disa zona në trurin e njeriut që i përgjigjen dhimbjeve, dhe këto zona bllokohen me zonat të cilat i përgjigjen eksitimit seksual.
Ky ‘bllokim’ mund të ketë një rol kyç në mashtrimin e trurit, duke bërë që truri të jetë konfuz nga dhimbja dhe kënaqësia kur ato dyja i përjetoni në të njëjtën kohë.
Çfarë duhet të dini para se të provoni seks të egër
Spontaniteti dhe befasia janë gjëra argëtuese në romancë – por jo në seks të egër. Ju duhet t’i diskutoni paraprakisht gjërat për t’u siguruar se ju dhe partneri ndjeheni të sigurt.
Paraloja – kur që të dy jeni të relaksuar dhe eksituar – është kohë e mirë të flisni për gjërat e gra që ju kënaqin.
Bëhuni të hapur dhe përpiquni t’i kuptoni dëshirat e partnerit. Gjithashtu edhe fjalët e sigurta janë ide e mirë.
Seksin e egër mund ta provoni në mënyra të ndryshme, duke përfshirë: goditjen e vitheve të së dashurës me shuplakë, tërheqjen e flokëve, kafshimet etj. /Telegrafi/