Ato janë nëna të cilat nuk kanë besim tek vetja. Ato frikësohen se nuk do të mund të vazhdojnë më shumë dhe vazhdimisht kërkojnë të verifikojnë frikën e tyre. Në qoftë se bebja nganjëherë qan më shumë se zakonisht, mendojnë se nuk kanë qumësht të mjaftueshëm.
Në qoftë se bebja ka ngërçe, i dalin puçrra apo ndryshojnë jashtëqitjen, posaçërisht nëse jashtëqitja merr ngjyrë të gjelbër, menjëherë dyshohet tek qumështi i nënës.
Shumë nëna heqin dorë nga ushqimi me gji për shkak të thashethemeve se bebja e cila ushqehet me ushqim artificial fiton peshë më të madhe. Ndonjëherë i luhatin ato që lexojnë se nënat e tjera kanë hequr dorë nga ushqimi me gji pas 2 apo 3 muajve për shkak se nuk kanë pasur qumësht të mjaftueshëm… Krahas kësaj, më afër e kanë shishen me ushqim artificial. /Telegrafi/