Mos e hani çipsin e gjelbër, sepse do t’ju bëjë të villni – është këshilla të cilën me siguri shumica e keni dëgjuar, mirëpo a është kjo e vërtetë?
Më në fund misteri është zgjidhur se a mund t’ju vrasë çipsi i gjelbër dhe si vërtet ai arrin në artikullin më të preferuar të shumicës së njerëzve, transmeton Telegrafi.
Patatja mund të marrë ngjyrën e gjelbër kur i është ekspozuar dritës, ndërsa pjesa e gjelbër është klorofil – i cili vetvetiu është i padëmshëm.
Mirëpo, klorofili mund të përmbajë kimikalien solaninë, të cilin e prodhon bima vdekjeprurëse e quajtur “bari i çmendur”.
Solanina fillon të zhvillohet në patate kur ata janë të ekspozuara në dritë ose në temperatura shumë të ftohta ose shumë të ngrohta.
Edhe pse kjo toksinë është e helmët, ju duhet që të hani një patate të madhe të gjelbër për t’ju bërë të villni.
Kur nga patatja bëhet çipsi, ajo në mënyrë rigoroze verifikohet në fabrikë dhe punëtorët i largojnë të gjitha gjurmët e gjelbra.
Mirëpo, meqenëse për çdo ditë prodhohen me miliona qese çips, ndodh që patatja e gjelbër të gjendet në duar të konsumatorit. /Telegrafi/