E keni bërë ndonjëherë këtë pyetje përse gjithmonë na “therin” mu këtë gisht?
Kur japim gjakun nga gishti për të bërë analiza, pothuajse gjithmonë na therin në gishtin e katërt.
Nëse ndonjëherë keni pyetur përse ndodh kështu, përgjigjja është kjo: Gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë më mirë të lidhur me nyjën e shuplakës sesa gishtat e tjerë.
Kjo do të thotë që, teorikisht, infeksioni i gishtit të madh dhe i gishtit të vogël mund të përhapet më shpejt “sipër” dhe do të përfshijë dorën.
Për këtë shkak gjaku përgjithësisht merret nga cilido gisht, pos nga gishti i madh dhe gishti i vogël, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në mollëzën e gishtit të katërt kryesisht ka diç më pak receptorë për dhembje, andaj “therja” është më pak e pakëndshme.
Pos kësaj, këtë gisht e përdorim më rrallë se gishtat e tjerë, andaj edhe lëkura në të është më e hollë.
Dhe pikërisht për këtë shkak edhe vraga e vogël në këtë gisht shërohet më shpejt sesa në gishtat e tjerë. /Telegrafi/