Telegrafi

Përse macet shohin në errësirë?

iStock

A keni pyetur ndonjëherë se a shohin macet në errësirë të plotë, duke pasur parasysh që dimë për shikimin e tyre të jashtëzakonshëm?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është – jo, mirëpo në gjysmerrësirë shohim madje 50 për qind më mirë sesa ne, falë ndërtimit specifik të syrit.

Në krahasim me madhësinë e kokës, macet kanë shprehimisht sy të mëdhenj të cilët përbëhen nga disa shtresa indesh.

Të bardhët e syve përbëhet nga inde të dendura lidhore të cilat janë mirë të furnizuara me gjak.

Korneja e syrit është e ndërtuar nga shtresat e holla të qelizave të shpërndara në mënyrë të veçantë, të cilat bëjnë të mundshme të depërtojë drita në sy, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tri arsye për shkak të të cilave macet janë mbrojtës të vërtetë të shëndetit tonë

Macet, si edhe qentë, kanë shtresë indesh të cilat reflektojnë dritën. Emri profesional i tyre është tapetum lucidum.

Thënë me fjalë të thjeshta, për këtë shkak maceve u shndrisin sytë në errësirë.

Derisa tapetum lucidumi rrit aftësinë e shikimit në dritë të dobët, njëkohësisht zvogëlon mprehtësinë e shikimit në dritë të bollshme.

Macet gjithashtu mund të dallojnë edhe ngjyrat, por jo edhe nuancat e ngjashme.

Herën tjetër kur e lini macen në errësirë të plotë, kini parasysh që ajo nuk sheh asgjë. Do të ishte mirë që të kishte së paku një burim të vogël drite. /Telegrafi/