Site icon Telegrafi

Përse Kate Middleton e ndryshon stilin e flokëve secilën herë që rikthehet nga pushimi i lehonisë

Përveç se është e njohur për stilin e saj unik, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, njihet edhe për stilet e saj të flokëve.

Një nga gjërat më interesante që kemi vërejtur është se secilën herë që Kate kthehet nga pushimi i lehonisë, e ndryshon stilin e flokëve.

Së fundmi ajo është parë me një stil të ri të flokëve, menjëherë pasi është rikthyer nga pushimi i lehonisë, ndërkaq të njëjtin ndryshim e kishte bërë edhe pasi kishte lindur princin George dhe princeshën Charlotte.

Por, përse e bën ajo këtë?

Sipas ekspertëve, duke i shpenzuar nëntë muaj shtatzënë dhe duke u ndjerë të “zakonshme”, femrat shpeshherë e ndjejnë nevojën për t’u ndjerë të reja prapë.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me një stil të ri të flokëve, qoftë nevoja edhe vetëm duke i ngjyrosur flokët.

Kur e kishte lindur djalin e parë, princin George, Kate iu ishte rikthyer detyrave mbretërore pas një muaji me një pamje krejtësisht të re.

Të njëjtën gjë e kishte bërë pasi kishte lindur princeshën Charlotte, ndërkaq edhe së fundmi, pas lindjes së fëmijës së tretë, ajo e ka ndryshuar stilin e flokëve – dhe ekspertët ju rekomandojnë të gjitha grave të sapo bëra nënë ta bëjnë ndonjë ndryshim në stil të flokëve. /Telegrafi/

Exit mobile version