Site icon Telegrafi

Përse janë të rrezikuara nënat që lindin djem

Sjellja në jetë e një fëmije është gëzim i papërshkrueshëm për çdo nënë, pavarësisht nëse është djalë apo vajzë. Sipas studiuesve, gjinia e foshnjës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e nënës.

Kur fëmia është në placentën e gruas shtatzënë, ai prodhon kimikate të cilat shkaktojnë inflamacion te nënat. Shkencëtarët besojnë se prodhimi i këtyre kimikateve nga djemtë mund të shkaktojnë sëmundje që shfaqen pas shumë kohësh, si Depresioni apo edhe Alzheimer.

Javier Diaz Castro, profesor në University of Grenada në Spanjë, shpjegon se lindja e djalit nuk është më e vështirë se ajo e vajzës në aspektin e dhimbjeve të lindjes, por shkakton dëmtim të shumë qelizave, pasi meshkujt janë “kimikisht më agresivë”.

Djemtë prodhojnë më shumë substanca të njohura si radikale të lira, të cilat bëjnë që trupi i nënës të reagojë njëlloj sikur të ishte i infektuar dhe kjo bën që të rritet inflamacioni dhe dëmtimi i tij.

Kërkuesit spanjollë ndoqën 56 gra shtatzëna të cilat kishin një shtatzëni të shëndetshme, për të parë se si trupi i tyre do të reagonte ndaj shtatzënisë, shkruan Living. 27 nga këto gra lindën djem dhe 29 lindën vajza.

Pas lindjes ata morën mostra të gjakut si nga kërthiza ashtu edhe nga fëmija dhe analizuan nivelet e të ashtuquajturit stres oksidativ, që ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm antioksidues për të luftuar radikalet e lira të dëmshme.

Ekipi studimor zbuloi kur fëmija ishte djalë, trupi i nënës reagonte me shtim të këtij stresi deri në masën 27% i cili dëmton sistemin imunitar të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version