Karavidhet: Më të mira sesa një orgazëm?
Të paktën kështu kanë thënë 2 nga 5 gra, sipas një anketimi të fundit nga Havas Worldwide.
Në anketimin me afër 12,000 njerëz anë e mbanë botës, rreth gjysma e meshkujve dhe grave kanë thënë se mendonin që ushqimi mund të jetë po aq i kënaqshëm sa seksi.
Për ta dëshmuar këtë, hulumtuesit i kishin “detyruar” subjektet të zgjidhnin (hipotetikisht) mes seksit dhe një darke të shkëlqyer në restaurant. Hulumtuesit ishin befasuar kur kishin zbuluar se 42 për qind e grave më parë do të zgjidhnin darkën.
Ndërsa, vetëm 26 për qind e meshkujve e kanë thënë të njëjtën gjë.
Këto rezultate nuk e kanë shokuar hulumtuesen e seksit Nicole Prause, themeluese e Liberos, kompani e bioteknologjisë dhe hulumtimeve të seksit në Los Angjelos.
“Marrëdhëniet seksuale janë taksimi i trupit, veçanërisht për gratë,” thotë Prause.
Seksi kërkon energji, njëjtë sikurse ushtrimet fizike. Dhe, pastaj është ky fakti interesant: Gratë gjithmonë përjetojnë mikro-lot në vulvë nga seksi, thotë ajo.
Shijimi i një ushqimi të mirë? Jo me kaq shumë taksa… /Telegrafi/