Site icon Telegrafi

Përse gjatë stërvitjes pasuese duhet t’i bëni saktësisht 28 përsëritje? (video)

Ky truk i bodybilerëve do t’ju ndihmojnë të rrisni muskujt dhe të skalisni figurën nga e para.

Bëni 4 seri prej 7 përsëritjeve të të njëjtit ushtrim. Mirëpo për secilën seri pasuese, përshtatni shpejtësinë apo vëllimin e lëvizjeve në mënyrë që të sulmoni muskujt nga këndi tjetër, tranmseton Telegrafi.

Në videon, të cilën e keni në fund të këtij teksti, do të shihni se si BJ Gaddour demonstron këtë teknikë në ushtrimin galiçi bullgar, por kini parasysh që këtë teknikë mund ta aplikoni edhe në cilindo ushtrim tjetër.

Ndërrimi i termit apo aplikimi i ushtrimeve shumë më shpejt apo më ngadalë se zakonisht do të shtojë efektin tuaj.

Nëse zakonisht aplikoni lëvizje komplete të galiçit bullgar, ky aplikim parcial do t’ju ofrojë stimulim të ri, do të shtojë dhe forcojë muskujt.

Aplikoni galiçin bullgar sipas skemës pasuese pa pushim:

▪ 7 përsëritje të ngadalshme
▪ 7 përsëritje të shpejta
▪ 7 përsëritje të gjysmës së poshtme të lëvizjeve
▪ 7 përsëritje të gjysmës së sipërme të lëvizjeve

Mundeni të shtoni edhe kohën e kufizuar, prandaj çdo ndryshim bëjeni nga 30 sekonda.

Për ta bërë ushtrimin më të rëndë, shtojeni në 8, 9 përsëritje në çdo seri, por gjithashtu mund të shtoni edhe peshat e dorës në mënyrë që të shtoni ngarkesën.

/Telegrafi/

Exit mobile version