Derisa mposhti me nokaut Chris Jenkins, Florian Marku pas meçit ka thirrur emrin e Amir Khan.
Por, shumëkush mund të ketë pyetur se përse boksieri shqiptar e dëshiron përballjen me të.
“Jam në këtë lojë që tre vite dhe jam këtu ku jam, më jepni Amir Khanin tani, më jepni Amir Khanin tani, do ta thyejë edhe atë”.
“E dija se lufta ishte dhjetë raunde dhe duhej të tregoja çfarë kam mësuar këta muaj edhe pse nuk tregova shumë”.
“Mos më përmend emra që më kanë injoruar kur isha duke ngritur në pesha. Më jepni Amir Khanin dhe do ta shihni”, ka shtuar më tej ai.
Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është një ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në 2012 dhe titullin IBF në 2011.
Në nivel rajonal, ai mbajti titullin e Commonwealthit për peshën e lehtë nga 2007 deri në 2008.
Popullariteti që gëzon ai në Britani është tejet i madh dhe Marku dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve se mund të jetë më i mirë se ai dhe të krijojë një vend në historinë e boksit me emrin e tij. /Telegrafi/