Sapo të mbushë 50 vjeç, çdo femër duhet t’i presë shkurt flokët!
Ajo nuk ka pse t’u japë flokëve një “stil mashkullor”, por ajo duhet t’i shkurtojë flokët e saj në mënyrë të konsiderueshme – një grua duhet ta bëjë këtë kur i ka kaluar të pesëdhjetat.
Cilësia e flokëve varet nga folikuli nga i cili rriten. Nëse ushqimi i folikulave është normal, nëse nuk ka devijime në trup, nëse folikuli është i fortë, atëherë jep qime të mira, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë folikuli është aq i fortë sa që edhe amoniaku nga boja nuk i shkatërron flokët.
Por ndryshimet e lidhura me moshën ndikojnë në të gjithë trupin. Dhe zonjat e bukura kanë flokë të rralluar me kalimin në moshë dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar, ky është një proces i natyrshëm.
Sidomos kur hyjnë në menopauzë, flokët e grave janë më të rralla, më të holla dhe të prira për t’u dëmtuar. Dhe asgjë nuk ndihmon këtu.
Flokëve të vjetër u mungon lagështia, janë të prirë për t’u dredhur dhe për të rënë. Ndërsa ngjyrosja mund të kontribuojë vetëm në dëmtimin më të shpejtë.
Me kalimin e moshës, trupi i një gruaje fillon të prodhojë më pak estrogjen, një hormon përgjegjës për ciklin jetësor të qelizave të lëkurës dhe flokëve.
Por nuk janë vetëm zonjat të dënuara me rënien e flokëve. Dhe burrat vuajnë të njëjtën mundim.
Dhe kjo nuk është një traditë, të mos ju gënjejmë: Gratë e moshuara nuk kanë flokë të bukur të gjatë, sepse zakonisht janë të hollë dhe të thatë atëherë, dhe duken shumë keq. /Telegrafi/